Auto Dak
Auto Dak

Artan Lame: Pse iu shmangem debateve televizive

I ftuar në “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, kreu i ALUIZN-it, Artan Lame, shpjegoi se pse nuk preferon më që të jetë në studio debati.

“Sepse, tha ai, përballem me njerëz që ndryshe flasin në studio e ndryshe jashtë duke pirë cigare. Ndërsa unë jam i njëjti në dy rastet”, tha Lame.

“Mos prisni prej meje të them atë që s’besoj”, tha Lame, duke shtuar se është ndeshur me shumë njerëz që e bëjnë me lehtësi diçkatë tillë, duke aluduar në personazhe si politike ashtu dhe mediatike.

Lame rrëfeu rastin e dikujt që siç, tha brenda dy orësh e kishte patur përballë në dy studio, ku qëndrimin që mbajti te njëra nuk e mbajti te tjetra.

“Sepse ai që ke përballë nuk thotë atë që mendon”, ishte një nga arsyetimet e Lames, si shpjegim për një farë tërheqjeje nga debatet televizive. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts