Auto Dak
Auto Dak

RENEA rinis operacionin në Lazarat, në pranga 14 vetë nga “grupi i zjarrit”

RENEA dhe FNSH kanë vazhduar operacionin e tyre sot në mëngjes në fshatin Lazarat. Me mjete të blinduara dhe shumë forca në terren, ka nisur kontrolli banesë më banesë për të gjetur armët dhe personat e “grupit të zjarrit” dhe veçanërisht vrasësit e efektivit të policisë Ibrahim Basha.

Të parat që janë kontrolluar ishte banesa e vëllezërve Aliko, të akuzuar si anëtarë të “grupit të zjarrit” si edhe banesa e Sebastian Shurdhit, ky i fundit u dorëzua në Fier dhe është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Gjirokastrës. Kontrollet po vazhdojnë në çdo banesë me shumë imtësi dhe me masa të rritura vigjilence.

Policia kërkon dorëzimin e të kërkuarve dhe nëse ata reagojnë me armë do të asgjësohen. Ky paralajmërim ka bërë efekt tashmë sepse një pjesë e të shpallurve në kërkim nga ana e policisë janë arrestuar, të kapur ose të vetëdorëzuar në postobllokun e policisë që ndodhet pranë fshatit Lazarat.

Personat e kapur deri më tani janë Zhaklin Derxho, Gurim Skënderi, Albon Medi, Denis Mahmutaj, Eligent Basha, Sinan Rabaj, Jeton Kalemi, Xhuljan Nuri, Fatmir Gërveshi, Xhemil Gjolleshi, Rustem Mahmutaj si dhe Sebastian Shurdhi.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm një grup hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i kryesuar nga prokurori Adnan Xholi, mbështetur nga forcat RENEA po bën rindërtimin e ngjarjes së rëndë të vrasjes së efektivit të RENEA-s. Janë evidentuar rreth 10 vatra zjarri ku janë sekuestruar mbi 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë dhe një thikë.

E hene 24 qershor ora 22.30

Policia ka shtuar numrin e të arrestuarve nga grupi i armatosur i cili qëlloi mbi policinë në fshatin Lazarat. Siç bëhet e ditur nga burime policore, gjatë orëve të natës, policia ka arritur të prangosë: Zhaklin Derxho, Gurim Skënderi, Albon Meçi, Denis Mahmutaj, Eligent Basha, Sinan Rabaj, Jeton Kalemi, Xhuljano Nuri, Fatmir Gërveshi, Xhemil Gjolleshi dhe Rustem Mahmutaj. Policia me forca të shtuara që kalojnë 400 efektivë ka zënë të gjitha daljet në fshat dhe pritet që në mëngjes të nisë rikonjicionin e radhës drejt bazave ku mendohet se janë fshehur personat e armatosur.

Janë ende në kërkim 10 persona të tjerë. Aksioni është ndërprerë dhe mjetet e blinduara janë tërhequr për shkak të errësirës. Disa nga të dyshuarit janë vetëdorëzuar në stacionin policor, ndërsa një prej tyre, Edmond Boci, ndodhet në burg pasi u arrestua në operacionin e vitit të kaluar.

Policia e Shtetit ka pësuar një humbje të madhe gjatë një operacioni për kapjen e një grupi kriminal në fshatin Lazarat, pjesë e bashkisë së re të Gjirokastrës. Në këtë operacion ka gjetur vdekjen efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts