Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Arkeologët zbulojnë varrin e Romulusit?

Arkeologët italianë do të paraqesin një “zbulim të jashtëzakonshëm”, një faltore nëntokësore nga shekulli i 6-të p. e. s., i cili mund të ishte varri i themeluesit mitik të qytetit të Romës dhe mbretit të parë romak – Romulusit.

Sipas legjendës, Romulusi themeloi Romën me vëllanë e tij binjak Remus më 21 Prill 753 p. e. s.

Ai më vonë vrau vëllain e tij dhe u bë sundimtari i parë romak.

Faltoret përbëhen nga një sarkofag guri me gjatësi 1.4 metra dhe një strukturë rrethore që besohet të ketë qenë një altar, sipas një deklarate nga parku arkeologjik i Roman Colosseum.

Vendndodhja e faltores është brenda Forumit Romak dhe përkon me vendin ku, sipas të dhënave antike, u varros Romulusi, sipas një deklarate nga Parku, i cili thoshte se ishte një “zbulim i jashtëzakonshëm”.

Historianët janë ndarë prej kohësh nëse vëllezërit, të cilët, sipas legjendës, ushqeheshin nga një ujk, ekzistonin vërtet, por, nëse ka qenë kështu, ku mund të varrosej trupi i Romulusit, i cili dyshohet se u copëtua nga senatorët e zemëruar pas vdekjes së tij?

Forumi Romak ishte zemra e Perandorisë Romake dhe burimet historike tregojnë se Romulusi u varros diku në zonë.

Asnjë kockë nuk u gjet në faltore, por arkeologët njoftojnë se kanë shenja të tjera që sugjerojnë se mund të jetë varri i sundimtarit të parë romak.

Në historinë e Romës, periudha e mbretërimit të Romulusit u bazua në mitologjinë romake dhe për këtë arsye nuk mund të konsiderohej e besueshme.

Kjo periudhë njihet si mbretërimi i shtatë mbretërve romakë. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts