728 x 90 Leaderboard

Areoporti i Vlorës, ministri Gjiknuri mbron ndërtuesit turq: ata po ndërtojnë më të madhin në botë

Ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri është vënë në mbrojtje të kompanisë turke e cila do ndërtojë aeroportin e Vlorës. Duke folur në “Togniht Ilva Tare”, Gjiknuri tha se nuk ka asgjë për t’u kontestuar gjersa është fjala për një konsorcium që po ndërton dhe areoportin më të madh të botës.

“Oferta që ka ardhur për aeroportin e Vlorës është shumë serioze nga një konsorcium i kompanive më të mëdha turke, nga kompanitë më të mëdha në botë. Këto kompani sot po ndërtojnë aeroportin e Stambollit, aeroporti më i madh i botës. Është një ofertë që është terësisht me investim privat, shteti merr vetëm garancitë minimale dhe kjo ofertë po studiohet, do të negociohet. Patjetër që ka nevojë për përmirësim por është një proces që do të vijojë me grupet e punës të ngritur me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Transporteve dhe shumë shpejt do të dalë me konkluzione. Jam i bindur se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti ne do të kemi një kontratë në fuqi dhe fatmirësisht Shqipëria do të bëhet me një aeroport të dytë ndërkombëtar, jo vetëm turistik, një aeroport që do të jetë konkures me Rinasin”, tha kreu u Transporteve.

“Vlora është një ofertë shumë serioze, është një investim mbi 90 e ca milionë euro. Është një aeroport shumë më modern sesa Rinasi. Një aeroport që do të sigurojë akses dhe për kargon dhe pasagjerët”, shtoi më tej Gjiknuri. /tesheshi.com/

 

Related posts