Auto Dak
Auto Dak

Apeli i 200 shkencëtarëve: celularët po na vrasin!

Shkencëtarë dhe biologë të ndryshëm nga Rusia, Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë bërë thirrje OKB-së, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe qeverive të tyre që të hartojnë një rregullore shumë strikte në lidhje me aparatet e ndryshme dhe celularët që krijojnë fusha elektromagnetike.

Shkencëtarët nga 39 vende të ndryshme të botës kanë hartuar një material të plotë prej 2000 faqesh në lidhje me efektet biologjike të rrezatimit jo të jonizuar, që është pjesë e spektrit të fushës elektromagnetike. Në një letër të posaçme për mediat, ata shkruajnë se aparate të tilla si telefonat celularë, përbëjnë një rrezik shumë të madh nxisin kancerin, dëmtimet gjenetike, sjellin ndryshime në sistemin e riprodhimit dhe probleme me të mësuarit.

“Me pak fjalë,  po dëmtohen  qelizat e gjalla të trupit tonë dhe kjo do të thotë vdekje e parakohëshme për shumë prej nesh”,  ka deklaruar Dr. Martin Blank   nga Departamenti i Psikologjisë dhe Biofizikës Qelizore në Universitetin e Kolumbias. Sipas tij, shkencëtarët kanë krijuar diçka që është shumë e dëmshme për qenien njerëzore dhe që aktualisht situate është duke dalë jashtë kontrollit.

Më pare, në mjediset tona ka psur shumë pak valë elektromagnetike  ndërsa sot nivelet janë shumë herë më të larta dhe po shtohen nga dita në ditë për shkak të gjithë pajisjeve të reja që janë në përdorim dhe emetojnë rreze. Një nga shembujt e aparateve më të rrezikshme është celulari dhe duke qenë se përdorimi i tij është bërë tashmë gjithpërfshirës është identifikuar edhe një shtim i numrit të personave që kanë dëmtime në tru dhe kancer në këtë organ të rëndësishëm.

Dhe bëhet fjalë për më të rinjtë. Sipas shkencëtarëve, shkak është mosrregullim i përdorimit të rrezatimit të radio frekuencave të celularëve dhe zonave WI-FI dhe e gjithë kjo po shndërrohet në një krizë të shëndetit publik. Sipas Blank, shkencëtarët dhe mjekët nuk po dëgjohen dhe mendimi i tyre nuk po merret në konsideratë nga komisionet që kanë për detyrë të vendosin standartet e sigurisë. Nivelet e sigurisë janë shumë të larta dhe vijën si pasojë e injorimit të fakteve biologjike.

“Ato nuk janë mbrojtës”, thotë dr. Blank “Ne jemi të gjithë pjesë e një ekspeprimenti të madh biologjik  për të cilin nuk jemi të informuar. Për të mbrojtur veten dhe fëmijët tanë  dhe ekosistemin duhet të pakësojmë ekspozimin duke vendosur rregulla shumë të më forta dhe të qarta”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts