DEKLARATA/ Antonio Tajani, ndershmëria e një anti-fashisti: Musolini bëri dhe gjëra të mira

Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani ka shkaktuar një stuhi kritikash, pasi thuhet se vlerësoi ish-diktatorin fashist Benito Mussolini si një njeri që “punoi dhe bëri gjëra pozitive për Italinë”, raporton Politico.eu.

Mediat italiane kanë raportuar se Tajani tha në një intervistë për një program popullor në Radio La Zanzara:

“Musolini? Pasi nuk i shpalli luftë të gjithë botës siç Hitlerit, duke aplikuar dhe ligje racore, si dhe duke përjashtuar ngjarje dramatike lidhur me Matteottin (rivali i Musolinit i cili u vra), ai ka punuar pozitivisht duke ndërtuar infrastrukturën e vendit tonë”, tha ai Tajani.

Tajani ka thënë se ai “duhej të ishte objektiv” në gjykim.

“Unë nuk jam fashist dhe nuk kam qenë kurrë fashist. Unë ndahem me mendimin e tij politik, por me duhet të jem i ndershëm. Ai ndërtoi rrugë, ura, ndërtesa…ai ka lënë shumë gjurmë të Italisë sonë”, tha kreu i Parlamentit të BE-së.

Dhe në fakt, Musolinit ndër të tjera i atribuohen dhe dy merita: asfiksimi i mafias për sa udhëhoqi, si dhe krijimi i Çine Çita-s, krenarisë italiane të kinemasë botërore. /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts