728 x 90 Leaderboard

Antarktidë: si është të gatuash nën -80 gradë

Cyprien Verseux, glecerolog dhe astrobiolog, është duke punuar në bazën më të largët shkencore në botë, në stacion Concordia në Antarktidë.

Ai, i gjendur atje me mision kërkimor mbi klimën në të kaluarën e planetit tonë, ndan në një blog përvojat e jetës në këtë mjedis ekstrem. Aty, ku edhe bakteret nuk mund të mbijetojë, Cyprien është së bashku me një grup të vogël  shkencëtarësh.

Mungesa e oksigjenit, bardhësia absolute dhe dimr esktrem, i bën shkencëtarët të ndiejnë se jetojnë në një planet tjetër.

“Ky është rajoni më i ftohtë në Tokë ku temperaturat bien nën minus 80 në dimër. Diellin e kemi parë për herë të fundit në gusht. Ajri është shumë e thatë dhe oksigjeni nuk është i mjaftueshëm”, shkruan Cyprien dhe vazhdon:

“Megjithatë, Concordia është jashtëzakonisht tërheqës për studiues të fushave të ndryshme, të tilla si astronomia, psikologjia (pasi Agjencia Evropiane Hapësirë ​​ka studiuar këtu përshtatjen e njeriut në kushtet të ngjashme me ato në Hënë apo Mars), glecerologija, studimi i atmosferës dhe gjeofizika”

E sa për gatimin, një prej eksperiencave më të rralla, Cyprien shkruan asgjë nuk mund të gatuhet, sepse gjithçka ngrin pak sekonda. /tesheshi.com/

Related posts