728 x 90 Leaderboard

Anglezët nuk ia dalin dot, Kroatët prekin ëndrrën: në finalen e madhe me Francën

Kroatët kanë bërë historinë duke prekur një finale Botërori. Vendi ballkanik i ish-Jugosllavisë, i njohur për nxjerrje talentesh, atë që nuk e arriti dot me emra si Prosineçki, Davor Shuker, Boban apo Vllahoviç, e arrin tashmë me Perisiç, Madzukiç, Rakitiç e Luka Modriç.

Dhe e gjitha kjo përballë një Anglie vërtet pa brez yjesh, por shumë më kompakte e rezultative se kompeticionet e kaluara. Megjithatë, rrota e tyre e historisë duket se është ndalur në vitin e largët 1966, kur dhe u shpallën kampion bote në shtëpinë e tyre.

Anglia ishte në avantazh ndaj kroatëve duke e mbyllur pjesën e parë 1-0. Por pjesa e dytë dhe shtesa më pas, sollën dy gola për kroatët.

Tashmë, Franca kërkon të shtojë të dytën Kupë Botë në panteonin e saj futbollistik, ndërsa Kroacia, si në një ëndërr, kërkon që ajo të jetë e vërtetë. E diela do e përcaktojë. /tesheshi.com/

Related posts