Auto Dak
Auto Dak

AMBICIA/ Arta Marku, në testin Kryeprokurores pa “përkohshmëri”: unë, përballë Kajmakut dhe Edi Ramës

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku doli para trupës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në një seancë pyetje-përgjigje në lidhje me kandidimin e saj për postin e lartë në krye të organit të akuzës, jo më si e përkohshme. Ajo tha se ka patur shumë vështirësi që me marrjen e detyrës. “Prej 18 dhjetori 2017 mbaj pozicionin e përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm. Ka qenë një periudhë jo e lehtë pasi i gjithë sistemi po reformohet. Nuk mund të kesh rezultate të dukshme nëse mungojnë disa nga hallkat e sistemit”, tha Marku, duke potencuar si sukses rastin “Kajmaku”, që e nxorri “të larë” politikisht.

“Kam dëshmuar se s’kam varësi nga politika. Kjo është bërë sa herë ka pasur një rast. Por në më shumë se një rast kam vërtetuar se s’kam lidhje me politikën. Rasti më i fundit është Agim Kajmaku. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kjo tregon se s’kam lidhje me politikën. Kam pasur mbështetje vetëm të njerëzve që kanë vlera morale dhe profesionale. Nuk kam mbështetje politike, më ka mbështetur faktori ndërkombëtar”, tha gruaja që aspiron të jetë Kryeprokure e plotëkohshme.

Sa për pyetjen që iu drejtua në lidhje me një takim që ajo ka patur me shefin e qeverisë në kohë protestash nga opozita, ajo tha se nuk ka patur një por disa takime.

Ju ju referuat një takimi me kryeministrin. Dua t’ju them se s’kam bërë vetëm një takim por disa ku ai është pjesë e disa komisioneve si edhe unë.

S’ka qenë takim raportues pasi unë si raportoj kryeministrit. Por takim për situatën emergjente që po kalonte vendi me dhunën”, tha Arta Marku. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts