Ambasadori zviceran në Tiranë: të mësojmë nga toleranca fetare në Shqipëri, ja ç’na bashkon me këtë vend

“Zviceranët kanë shumë për të mësuar nga shqiptarët. Unë nuk njoh ndonjë vend me shumicë myslimane ku dominon toleranca fetare. Përzierja mes tre komuniteteve fetare është mjaft e përhapur.”

Janë këto vlerësimet që ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf ka dhënë përmes një intervistë për Lucerner Zeitung.

“Ne mund të mësojmë mbi ruajtjen e lidhjeve familjare, mikripritjen, tolerancën dhe artin e improvizimit. Të përbashkët kemi përpjekjen për pavarësi, bukuritë natyrore dhe burimet ujore që janë të mrekullueshme”, shprehet diplomati 57-vjeçar.

Graf pohon se për shkak edhe të veprimeve të një pjese të shqiptarëve që kanë jetuar në Zvicër, imazhi për ta nuk ishte shumë pozitiv. Por shton se fotografia e zymtë nuk tregon vendin e shndritshëm dhe me jetesë mesdhetare .

“Vizitorët janë të magjepsur sesa i qetë dhe i sigurt je këtu. Përveç kësaj shqiptarët janë mikpritës”, shton ai.

Diplomati, referuar asaj që duhet të bëjnë më shumë shqiptarët, rendit luftën ndaj korrupsionit, veçanërisht në Shëndetësi dhe Drejtësi; sikundër shton se Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe trafiqet.

“Gjatë kohës që isha në shkollë, Shqipëria në hartë paraqitej me një shenjë të bardhë, për shkak se ishte vend mjaft i izoluar. Por kjo tashmë ka ndryshuar dhe Shqipëria pret mjaft investime nga jashtë, ku vetëm nga Zvicra ka  330 milion franga nga vitet 90-të”, shprehet ai, duke shtuar se tashmë është projektin i TAP, me 1.5 miliardë dollarë investim që do të hapë më shumë vende pune, por do të garantojë edhe rritje ekonomike. /tesheshi.com/

Related posts