Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

AMANETI/ Dorëshkrimi i rrallë i Mit’hat Frashërit, viti 1915: “Kur të vdes…”

Mit’hat Frashëri ishte 35 vjeç, ku shkroi këtë amanet të rrallë, i cili ruhet mes qindra dorëshkrimeve në fondin personal të tij në Arkivin Qendror të Shtetit.

Me pak rreshta ai ka mundur të përçojë filozofinë e tij për këtë cak kaq të mistershëm në jetën e çdo njeriu, siç është vdekja, duke na dhuruar njëkohësisht një tekst letrar me gjuhë të zgjedhur plot sqimë.

KUR TË VDES…

Kur të vdes, miq, mos mbillni mbi varrin tim lule, që i than diell’ i gushtit, mos më vini një shtyllë në këmbë, që e rrëzon era e Veriut.

Mbi varr dua një bllok graniti, të shëndoshë e të fortë dhe në mes të bregut të vogël virmëni një qiparis.

E dua këtë dru që përçmon vitet e shekullit, që u bën ballë Jugës që djeg dhe murlanit të marrë, që ngjit drejt qiellit kryet e tij madhështor.

Shpirti im do të jetë i pështjellë në trupin tij dhe do të shohë këtë njerëzi, këtë botë dhe stërnipërit e të sotmëve. Edhe kur fryn Veriu i egër dhe dëgjon drurin plak t’oshëtijë, mos pandehni se era këndon në degët e tij.

Është zemra ime, që qan e rënkon.

Edhe kur shihni mbi gjethin e saj të hollë pikëza, që shkëlqejnë në diellin e një mëngjesi gazmor, mos pandehni se janë pika vese të natës. Janë lotët e mi.

Se dua edhe që pas vdekjes, o miq të pritmit, të rënkoj e të qaj bashkë me ju, të kem pjesë në gëzimet e në pikëllimet.

Lumo Skëndo, 15 janar 1915.

Kujtojmë që para tre vitesh, eshtrat e Mit’hat Frashërit, i njohur politikisht si themelues dhe lider historik i Ballit Kombëtar, u sollën për t’u prehur në Shqipëri.

Rama, inisiator i këtij përnderimi, u përball me kritikat e elitës së majtë, por u mbrojt me argumente të forta kulturore për nderin që ai mendonte si i takonte Mit’hat Frashërit, për t’u prehur në tokën e tij. /tesheshi.com/   

 

 

 

auto pjese dak

Related posts