Auto Dak
Auto Dak

INTERVISTA/ Albin Kurti në rrëfim ekskluziv: Ju flas për ç‘kapjen e shtetit, besimin në Zot, por edhe Perandorinë Osmane

Fushata e zgjedhjeve të 6 tetorit ndonëse ende s’ka nisur me shpalimin e programeve, ka nisur me hov në media.

Një rekord të ndjekjes dhe interaktivitetit në rrjetet sociale e pati mbrëmë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili para një paneli prej 4 analistësh në televizionin T7 u përgjigj në qëndrimet e tij për ndryshimet rrënjësore në qeverisje.

Kurti e nisi çdo bisedën me ndjekjen e të prekurve nga korrupsioni dhe ç ‘kapjen e gjykatave, procese që sipas tij janë të pandashme dhe nuk kryhen njëra pa tjetrën.

Ai tha se për të pastruar prokurorinë dhe gjykatat duhet patjetër një proces i vetingut, për të cilin u shpreh se mund të zgjasë më pak se në Shqipëri.

Gjithashtu, Kurti nuk e fshehu pikëpamjen e tij se si prioritet janë burgosja e të gjithë keqpërdoruesve të parasë publike dhe një “auditim popullor” siç tha ai i gjithë privatizimit të ndërmarrjeve publike.

Kurti tha se e sheh të domosdoshme krijimin e një Fondi Sovran për mbrojtjen e të drejtave të punës, si dhe krijimin e Bankës Zhvillimore e cila do të implementonte politika favorizuese ndaj bizneseve.

Kurti u shpreh qartazi edhe lidhur me përdorimin e simboleve shtetërore, të cilat tha se nuk i refuzon dhe i respekton, e megjithatë i konsideron si jo gjithëpërfshirëse dhe të ftohta.

Ai tha se nga dy sferat me të cilat do të përballet me më shumë pasion është arsimi dhe shëndetësia, e për këtë të dytën u shpreh se është shumë më e lehtë dhe më e shpejtë për ta vënë në binar.

Kurti u shpreh me mjaft pragmatizëm edhe për rregullimin e kushteve spitalore, duke thënë se do ta ndalonte punën e mjekëve në sektorin publik dhe privat në të njëjtën kohë, duke qenë se sektori publik po përdoret për “rekrutim” të pacientëve drejt privatit.

Ndërsa në pyetjet pikante të shkurtra nëse beson në Zot, Kurti tha se Zoti është tejet i rëndësishëm edhe për ata që s’besojnë, e lëre më për të.

Pyetja tjetër kishte të bëjë  pikërisht me temën e nxehtë “Perandoria Osmane, pushtuese apo çliruese?”, dhe Kurti tha se në fillim kishte pasur funksion pushtues, por më pas sundues.

Kurti ne fund foli edhe për decentralizimin universitar, duke thënë se drejtime të ndryshme akademike duhet të jenë të qasshme në rajone të ndryshme, varësisht nga prirjet rajonale, duke dhënë si shembull se Mitrovica duhet ta ketë Fakultetin e Metalurgjisë, duke e pasur Trepçën afër, dhe se Gjakova dhe Peja duhet pasur Fakultetin e Akademisë se Arteve, duke pasur artistë më shumë se trevat e tjera.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts