Auto Dak
Auto Dak

Akuza/ Vuçiç, si një emir arab: po çon armë nga Serbia në konfliktin jemenas

Nënkryetari i Partisë Popullore serbe, njëherësh ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjithashtu serbe, Zdravko Ponos tha se Presidenti Vuçiç i jo vetëm Branko Stefanoviç, babai i ministrit të Brendshëm Nebojsa Stefanovic, është pas eksportit të armëve nga Serbia në Arabinë Saudite, e cila ndërmjetëson përmes Jemenit..

“Jemeni është një shtet nën embargon e armëve dhe nuk duhet të bëjë atë që bëjnë autoritetet serbe, pavarësisht se çfarë mendojnë se ata bëjnë për të mirën e marrëdhënieve mes tyre”, tha Ponos në një deklaratë të shkruar.

Ai theksoi se gjërat që po bëjnë autoritetet serbe, nxisin pyetjen nëse po e çojnë Serbinë në nivelin e të qënit një prej emirateve të Emiratet e Bashkuara Arabe.

“A është Vuçiç një emir?A do të jetë autoriteti i tij trashëgues dhe ku e drejton kjo?”, pyeti Ponosh.

“Civilët e Jemenit po vuajnë nga armët serbe, të cilat mbërritën atje përmes ndërmjetësve që janë qytetarë të shteteve të fuqishme”, tha Ponos.

Ai kujtoi se më 14 shtator 2018, Presidenti i Partisë Popullore Vuk Jeremic, tha se armë në vlerën e 220 milion dollarëve ishin eksportuar në Arabinë Saudite nga viti 2016 deri vitin e kaluar. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts