Aktivistet e Vetëvendosjes ndalin fjalimin e ministres: na vrave shokun!

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha e cila ditë më parë u përplas në seancën e Kuvendit me deputetët e Vetëvendosjes për rastin “Dehari”, me ç’rast ja pamundësuan për një çast fjalimin, është përballur sërish me një gjë të tillë.

Ndërsa po mbante fjalim në aktivitetin që u mbajt të martën në “Javën e Gruas”, Hoxha u pengua nga tre aktiviste të VV-së të cilat në dorë mbanin një pankartë më mbishkrimin “Dhurata je përly në krimin që e ke kryer”.

Në pankartë ishte edhe fotografia e aktivistit Astrit Dehari i cili ka vdekur në rrethana të pasqaruara në burgun e Prizrenit.

Në këtë kohë Hoxha ka qenë ministre e Drejtësisë  e që VV vazhdimisht ka kërkuar përgjegjësi nga ajo për vdekjen e Deharit.

Tri vajzat  janë larguar nga salla nga sigurimi, ku po mbahej aktiviteti. /tesheshi.com/

Related posts