728 x 90 Leaderboard

Aeroporti i Vlorës: turqit gati për ta ndërtuar, edhe si të preferuarit e Ramës

“Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit”, me këtë kumt informues me pubikun e nisi ditën kryeministri Rama, ku pas tij fjalën e mori një ndër ministritë e linjes me njoftimin: “Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur shprehja e interesit për projektin e aeroportit të Vlorës. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction.

Ky konsorcium ka ndërtuar dhe Areoportin e tretë të Stambollit, pikërisht atë që ka future në sherr Ankaranë me Berlinin, pasi nxjerr jashtë loje aeroportin e Frankfurtit. Që do jenë turqit  ata që do ë ndërtojnë aeroportin e Vlorës, e kishte paralajmëruar dhe më parë dhe vetë Rama.

Besoj se këtë javë duhet të na vijë kërkesa zyrtare për aeroportin e Vlorës dhe jemi në fazë të avancuar të instalimit të linjës tonë ajrore. Besoj se do të krijohen kushtet për më tepër konkurrencë dhe më pas çmime më të ulëta. Do të vijë kërkesa nga i njëjti grup që ndërton aeroportin e tretë të Stambollit. Në Sarandë aeroport turistik, në Vlorë rajonal”, citohet Rama nga Ora Neës, për për këtë deklarim të tij në intervisën e fundit me Ilva Taren. /tesheshi.com/

 

 

Related posts