728 x 90 Leaderboard

5 telefonat më të mirë dhe më rezistentë ndaj ujit

Sa herë ju ka ndodhur të mbaroni pushimet dhe të mos e keni më në gjendje të njëjtë celularin tuaj smartfon? Shpesh herë ara prishen, thyhen apo edhe lagen nga uji dhe nuk riparohen më. Edhe rëra është një faktor shumë i madh që ndikon në prishjen e smartfonit tuaj, veçanërisht nëse bëni pushime në zona bregdetare. Por pyetja që shtrohet është: si të arrijmë të shpëtojmë telefonat tanë? Cilët janë smartfonët më të mirë për të përdorur gjatë verës? Më poshtë po bëjmë një listë me disa prej më të mirëve dhe karakteristikat e tyre.

Sony Xperia M4

Sony ka qenë ndër kompanitë e para që ka adaptuar smartfonin me përshtatjen ndaj ujit, lëngjeve dhe pluhurit. Telefonat e serisë Z3 dhe Z5 janë më të mirët. Çmimi i këtij smartfoni është 299 euro.Sony-Xperia-M4

Samsung Galaxy S7/S7 Edge

Nuk është aspak zgjidhja e duhur për ata që duan të kursejnë, duke qenë se është praktikisht smartfoni më i shtrenjtë në treg. Ky lloj telefoni është tepër rezistent ndaj rërës dhe ujit si dhe në të njëjtën kohë mund të bëjë fotografi që të lënë pa fjalë kur dielli është në perëndim, falë kamerës së tij kryesore 12 megapixel. Çmimi i këtij smartfoni është 729 euro.Samsung-Galaxy-S7-e-S7-edge

Caterpillar CAT S60

Nuk është një telefon i ideuar për të shkuar me pushime, por ka gjithë elementët e mundshëm për të kapërcyer pengesat dhe torturat e çdo lloji: duke nisur nga mbrojtja kundër ujit dhe pluhurit e deri tek certifikata e rezistencës së rënieve nga lartësitë prej 1.8 metrash. Çmimi i tij është 699 euro.Caterpillar-CAT-S60

Motorola Moto G (2015)

Për fat të keq, gjenerata e fundit e smartfonëve me çmim të ulët të Lenovos, për të ulur kostot ka vendosur të heqë sigurinë për rezistencë ndaj ujit, prandaj të gjithë mund të drejtohen tek modeli i vjetër i Motorolës, Motorola G 2015. Çmimi i tij është 249 euro.Motorola-Moto-G-2015

Hisense King Kong C20

Nëse uji dhe rëra janë faktorë që ndikojnë pozitivisht në shkatërrimin e telefonit tuaj gjatë verës, atëherë mund të themi se ky telefon kinez është ai që ju duhet. Pamja e tij është shumë e bukur dhe çmimi është vetëm 249 euro. /tesheshi.com/HiSense-King-Kong-C20

Related posts