23 diplomatët rusë lënë Londrën: nis lufta ftohtë me Moskën

Tre autobusë me diplomatë rusë janë larguar nga Londra sot pas mesditës.

Fiks 23 sosh kanë lënë Britaninë e Madhe duke hipur në një avion special të sjellë nga Ministria e Jashtme ruse.

Vendimi për largimin e diplomatëve rusë u mor nga Kryeministrja Theresa May pas helmimit të spiunit rus Sergej Skripal. 

Tashmë, siç është paralajmëruar, diçka të ngjashme pritet ta bëjë dhe Moska, po me 23 që do u thotë: sikterosuni tutje!

Kriza Londër – Moskë është ende aktive dhe ende në thellim, pa u ditur se çfarë do të ndodhë më tej. /tesheshi.com/

Related posts