728 x 90 Leaderboard

20 fotografitë e javës: refugjatët sirianë, protestat në Gaza dhe uragani Florence

Jeta e përditshme në Pyongyang, uragani Florence, protestat në Gaza  dhe Serena Williams në turin e tenisit në Nju Jork – janë këto disa nga ngjarjet e përmbledhura nga “The Guardian” për 20 fotografitë më të mira të javës, të shkrepura në të gjithë botën nga foto-reporterët më të mirë.

Hapësirë. Një kamera me definicion të lartë jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor ka kapur këtë pamje të syrit të uraganit Florence tek lëviz përmes Atlantikut në drejtimin veri-perëndimor me erë deri në 130 milje në orë. Duke shkruar nga stacioni hapësinor, astronauti Alexander Gerst ndan këtë foto me publikun. “Është e frikshme qoftë edhe nga hapësira”, thotë ai.

 

 

New Bern, SHBA. Njerëzit shohin dëmet e shkaktuara nga uragani Florence në një rrugë të Karolinës së Veriut.

 

Gaza. Protestues palestinezë vrapojnë nga gazi lotsjellës i qëlluar prej trupave izraelite gjatë një proteste në kufirin me Izraelin. Një adoleshent u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit në kufi, thanë zyrtarë në Gaza.

 

Bejrut, Liban. Refugjatët sirianë përshëndesin përmes dritareve të një autobusi ndërsa përgatiten të largohen nga kryeqyteti i Libanit, Bejrut për t’u rikthyer në shtëpitë e veta në Siri.

 

Al-Muntar, Siri. Tym pas bombardimeve të forcave qeveritare siriane rreth fshatit al-Muntar në cepat jugorë të provincës Idlib, nën kontrollin e kryengritësve. Sulmet ajrore më të fundit ishin më të dhunshmet që kur Damasku dhe aleatja e saj, Moska nisën ofensivën.

 

Atimah, Siri. Fëmijë të sapozhvendosur nga Siria arrijnë në kampin e refugjatëve në fshatin Atimah në provincën e Idlibit.

 

Ngushtica e Gjibraltarit. Një anije që mbart emigrantë ka ngecur në gjirin e Gjibraltarit përpara se të shpëtohet nga Roja civile Spanjolle. Ndërsa numri i përgjithshëm i emigrantëve që arrijnë në Europë ka rënë nga kulmi që njohu në vitin 2015, Spanja ka përjetuar rritje këtë vit dhe ka tejkaluar Italinë si destinacioni i preferuar i njerëzve të dëshpëruar për të mbërritur në kontinent. Mbi 33 mijë emigrantë kanë arritur në Spanjë nga deti dhe toka deri tani këtë vit dhe 329 kanë humbur jetën në këtë përpjekje.

 

Barcelona, Spanjë. Njerëzit demonstrojnë në një marshim pro-pavarësisë në Barcelonë duke shënuar ditën Kombëtare të Katalonjës. “Diada” përkujton rëniën e Barcelonës në luftën e vitit 1714 dhe humbjen si pasojë e kësaj ngjarjeje, të institucioneve dhe lirive të krahinës.

 

Pyongyang, Kore e Veriut. Pjesëmarrësit performojnë gjatë “Vendit të Famshëm”, lojërave masive që lidhen me 70-vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut.

 

Pyongyang, Kore e Veriut. Një grua e ulur në tren në një stacion metroje në Pyongyang.

 

Nju Jork. Modelet në pasarelën e pranverë-verës 2019.

 

Nju Jork. Serena Williams përplas raketën e vet gjatë finales për femra kundër japonezes Naomi Osaka në US Open.

 

Obergoms, Zvicër. Akullnaja Rhône fotografohet gjatë një vizite të qendrës kërkimore për mjedisin. Kërkuesit po mbledhin mikroorganizma për të nxjerrë ADN-në e tyre për të kuptuar më mirë sesi ato janë përshtatur me mjedisin ekstrem.

 

Tsugol, Rusi. Rojet ruse të nderit përgatiten të marrin pjesë në një paradë gjatë stërvitjes ushtarake Vostok 2018.

 

Selanik, Greqi. Policia përleshet më protestuesit në një demonstratë kundër marrëveshjes së arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e konfliktit të emrit.

 

Beit Lahiya, Gaza. Protestues palestinez mban një djalë ndërsa vrapon për t’iu larguar gazit lotsjellës të trupave izraelite në një plazh në afërsi të kufirit me Izraelin.

 

Khartoum, Sudan. Një djalë luan me një gomë.

 

Allahabad, Indi. Fëmijë të peshkatarëve vendas luajnë sipër një banjoje të zhytyr në ujë në brigjet e përmbytura të lumit Gang.

 

Uswetakeiyawa, Sri Lanka. Pjesëtar i rojes bregdetare i mbuluar në naftë pas një incidenti.

 

Londër. Pelikanët ushqehen në union në parkun St James në Londër.

Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/ 

 

Related posts