728 x 90 Leaderboard

20 fotografitë e javës nga “The Guardian”: protestat në Gaza, fëmijët në Duma dhe raketat në qiellin e Damaskut

Protestat në Gaza, fituesit e çmimit “World Press Photo”, Mark Zuckerberg në dëshminë e tij para Kongresit dhe lojërat e Komonuelthit në Australi, janë disa nga ngjarjet e mbuluara në përmbledhjen e 20 fotografive më të mira të javës nga e përditshmja “The Guardian”.

Damask, Siri. Raketat ndriçojnë horizontin e Damaskut ndërsa Shtetet e Bashkuara, së bashku me forcat britanike dhe franceze, ndërmorrën sulme ajrore me objektiv reduktimin e fabrikave të armëve kimike të regjimit sirian, pas sulmit të fundjavës së kaluar në periferinë e Damaskut, Duma.
Gaza. Demonstrues palestinezë thërrasin gjatë përleshjeve me trupat izraelite në një protestë ku kërkojnë të drejtën e rikthimit në atdheun e tyre. Protesta zhvillohet në kufirin midis Izraelit dhe Gazës.
Gaza. Një vajzë hedh gurë gjatë përleshjeve me trupat izraelite në kufirin midis Gazës dhe Izraelit.
Gaza. Të afërmit palestinezë të luftëtarit të Hamasit, Mohammed Hejelah, i cili u vra nga një sulm ajror izraelit, në zi gjatë funeralit.
Ciudad Juarez, Meksikë. Një emigrant meksikan ngjit murin metalik që ndan kufirin midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara për të kaluar ilegalisht në Sunland Park nga Ciudad Juarez. Donald Trump tha javën e kaluar se ai do të dërgonte mijëra trupa të Rojes Kombëtare në kufirin jugor, në mes të një konflikti në zgjerim me homologun e tij meksikan, Enrique Pena Nieto.
Halep, Siri. Të rinjtë sirianë praktikohen në Halep. Një grup të rinjsh i kanë bërë rrugët e shkatërruara nga lufta në Halep këndin e tyre të lojërave.
Gold Coast, Australi. Moment nga gara në qendrën e mbyllur të sporteve në Lojërat e Komonuelthit në Australi.
Gold Coast, Australi. Cate Campbell e Australisë noton në gjysmëfinalet e notit në 100 metra stil i lirë.
Uashington, DC. Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg flet gjatë seancës së përbashkët dëgjimore të komiteteve të tregtisë dhe ligjeve në Kapitol Hill. Zuckerberg u përball me pyetje të vështira në ditën e dytë të seancës, në lidhje me aftësinë e gjigandit të medias sociale për të gjurmuar lëvizjet e përdoruesve, zakonet e tyre të të blerit online.
Madrid, Spanjë. Cristiano Ronaldo feston me Lucas Vazquez pasi shënoi gol kundër Juventusit që e dërgoi Realin e Madridit në gjysmëfinalet e Champions League.
Norristown, Pennsylvania. Një protestues ndalohet nga policia pasi çau barrierat, ndërsa aktori dhe komediani Bill Cosby arriti për ditën e parë të gjyqit të tij për sulm seksual në gjykatën e Montgomery.
Pyongyang, Koreja e Veriut. Studentët marrin pjesë në një vallëzim masiv në një stadium të hapur në Korenë e Veriut. Me mijëra koreanoveriorë në vende të ndryshme të shtetit komunist vallëzuan në festimet për ish-liderin Kim Jong Il.
Idlib, Siri. Vullnetari i mbrojtjes civile në Siri mbart një vajzë të plagosur pas shpërthimit në qytetin e kontrolluar nga kryengritësit, Idlib nga i cili u vranë 13 civilë.
Douma, Siri. Një fëmijë trajtohet në spital në Duma, në lindje të Gutës, pasi grupet e ndihmës mjekësore siriane thanë se ishte një sulm i dyshuar kimik.
Notre-Dame-des-Landes, Francë. Protestuesi vështron policinë gjatë largimit të aktivistëve ambjentalistë nga vendndodhja e propozuar e një aeroporti të ri.
Yangon, Mjanmar. Të rinj mblidhen në prag të festivalit të ujit. Turma të mëdha e festojnë këtë ngjarje duke hedhur ujë dhe pluhur ndaj njëri-tjetrit në një shenjë simbolike të larjes dhe pastrimit të mëkateve të një viti dhe për të shënuar vitin e ri tradicional.
Londër. Fotografia e publikuar nga shoqëria Zoologjike e Londrës tregon një breshkë të lumit Meri. Ajo ka një mohikan të gjelbër, një masë si gishtërinj tek mjekra dhe merr frymë përmes organeve gjenitale. Breshkat e lumit Meri janë ndër krijesat më të habitshme në planet dhe më të rrezikuarat po ashtu.
Dutch Harbor, Alaska, SHBA. Kjo fotografi e një shqiponje tullace që ha copa mishi nga koshi i mbeturinave të një supermarketi në Alaskë, u nderua me çmimin e parë në kategorinë e natyrës në konkursin World Press Photo.
Caracas, Venezuelë. Një demonstrues merr flakë gjatë përleshjeve me policinë gjatë protestës kundër presidentit venezuelian, Maduro. Fotografia mori çmimin e parë për fotografin Ronaldo Schemidt në konkursin World Press Photo 2018.
Lagos, Nigeri. Ky imazh fitoi kategorinë e çështjeve bashkëkohore në kompeticionin World Press Photo. Fotografia tregon një anije me turistë nga Lagos Marina, që përshkon kanalet e komunitetit Makoko – një fshat i lashtë peshkimi që tashmë është shndërruar në një vendbanim të pafund informal në brigjet e lagunës Lagos.                                                                     Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts