20 fotografitë e javës nga “The Guardian”: nga protestat në Gaza te mjelma me fole “plastike”

Protestat në Gaza, evakuuimet në Siri, Lojërat e Komonuelthit, një mjelmë që ngroh vezët në folenë e ngritur me mbeturina plastike në liqenin danez– janë disa nga fotografitë më të mira të përmbledhjes javore të “The Guardian” nga fotoreporterët profesionistë.

Protestues palestinezë hedhin gurë ndaj trupave izraelite gjatë një proteste në kufirin e rripit të Gazës me Izraelin. Mijëra palestinezë u bashkuan në javën e katërt të protestës, disa duke djegur goma apo duke ngritur balona me fije në flakë që vareshin prej bishtave të tyre. Dy palestinezë u vranë nga trupat palestineze që hapën zjarr nga përtej gardhit kufitar.
Jerusalem. Izraelitët vallëzojnë gjatë një feste për Pavarësinë në një treg.
Paris, Francë. Njerëzit festojnë në përfundim të maratonës së ngjyrave përballë kullës Eifel.
Notre-Dame-des-Landes, Francë. Një protestues vrapon përmes tymyeseve gjatë përleshjeve me forcat e policisë nga xhandarmëria, në kuadër të një operacioni për të spastruar kampin e aktivistëve kundër ndërtimit të aeroportit në Notre-Dame-des-Landes.
Notre-Dame-des-Landes, Francë. Xhandar francez, i plagosur pas goditjes nga një koktejl Molotov gjatë përleshjeve me protestuesit, merr ndihmë mjekësore.
Madrid, Spanjë. Njerëzit thërrasin sllogane gjatë marshimit për përvjetorin e 87-të të republikës Spanjolle, duke nderuar njerëzit që humbën jetën gjatë luftës civile.
Pyongyang, Koreja e Veriut. Studentët marrin pjesë në një vallëzim masiv për festime e përvjetorit të lindjes së ish-liderit koreano-verior, Kim Il-sung.
Pyongyang, Koreja e Veriut. Ushtare femra të Ushtrisë Popullore rreshtohen pasi kryen nderimet pranë statujës së ish-liderëve Kim Il-sung dhe Kim Jong-il. Me mijëra ishin koreano-veriorët që vendosën lule përpara statujës së themeluesit të vendit, Kim Il-Sung në përvjetorin e lindjes së tij. Lideri aktual është i treti i dinastisë që drejton shtetin e izoluar, ku kalendari është plot me përvjetorë përkujtimorë që lidhen me pararendësit dhe karrierën e tyre.
Gwagwalada, Nigeri. Anëtar i njësisë së snajperave të ushtrisë nigeriane gjatë një samiti afrikan.
Soweto, Afrika e Jugut. 90-vjeçarja, Flora Wesi prêt për autokolonën që transporton trupin e ikonës së luftës kundër Apartejdit, Winnie Madikizela-Mandela jashtë shtëpisë së saj që ndodhet pak qindra metra nga shtëpia e Mandelave në Soweto.
Dumayr, Siri. Një vajzë sheh përmes dritares të dëmtuar nga objektet e hedhura gjatë evakuiimit nga qyteti Dumayr, ndërsa autobuzi arrin në qytetin Aziz në zonën rurale veriore të Halepit. Një kolonë me 31 autobuzë transportoi rreth 1600 luftëtarë dhe civilë.
Barzeh, Siri. Ushtari filmon rrënojat e një qendre kërkimore shkencore siriane që u shkatërrua nga sulmet ajrore amerikane, britanike e franceze për të ndëshkuar presidentin Bashar Assad në lidhje me sulmin kimik.
Dadaab, Kenia. Refugjatët largohen përmes ujërave pasi sezoni i reshjeve përmbyti kompleksin e refugjatëve Dadaab. Kompleksi ka më shumë se 235 mijë refugjatë dhe azil-kërkues në katër kampe rreth 80 kilometra larg kufirit me Somalinë.
London, Angli. Notuesi futet në ujë herët në mëngjes në Serpentinë në parkun Hyde.
Kopenhagë, Danimarkë. Një mjelmë qëndron e ulur në folenë e saj në liqenin afër urës Mbretëresha Louise në qendër të Danimarkës. Foleja e mjelmës është pjesërisht e ngritur me mbeturina plastike të liqenit dhe përmban disa vezë.
Szeged, Hungari. Igori, tigri Siberian 13-vjeçar, qëndron në tryezën e operimit përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale në kopshtin zoologjik.
Yerevan, Armeni. Një polic dhe një protestues bien mbi gardhin me tela me gjemba ndërsa policia përpiqet të shpërndajë protestuesit e opozitës gjatë një marshimi në qendër të Jerevanit. Rreth 1 mijë protestues dolën në rrugë në kryqytetin armen kundër ish-presidentit Serzh Sarkisian ndërsa ai u përpoq të mbante pushtetin duke u bërë kryeministër.
Udhampur, Indi. Një muslimane nga Kashmiri, pozon për fotografinë së bashku me gjënë gjallë në një kamp të përkohshëm në afërsi të Udhampur. Nomadët muslimanë që mbajnë kafshët e tyre, dhitë, lopët dhe kuajt lart e poshtë kodrave të Kashmirit, nuk janë ndjerë asnjëherë rehat në Indinë modern, dhe përdhunimi dhe vrasja e tmerrshme e një vajze prej komunitetit të varfër, ka rritur frikën e tyre.
Hidalgo, Meksikë. Emigrantë nga Amerika Qendrore udhëtojnë në një vagon të hapur të një treni mallrash, pasi e ndaluan atë në shina në shtetin e Hidalgos.
Gold Coast, Australi. Konkurrente nga Lojërat e Komonuelthit në Australi.                                                                         Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts