728 x 90 Leaderboard

13 shenja serioze që paralajmërojnë kancerin në mushkëri

Kanceri në mushkëri ka një të keqe që shpesh i shfaq simptomat me shumë vonesë.

Por që të jeni të informuar, bëni mirë të dini se shenjat e mëposhtme e paralajmërojnë këë sëmundje.

Ënjtje të gishtërinjve – Disa tumore në mushkëri prodhojnë substanca kimike të ngjashme me hormonet. Një nga këto shtyn më shumë gjak dhe lëngje në indet e gishtërinjve, prandaj duken më të mëdhenj dhe më të trashë se zakonisht. Rreth 80% e njerëzve me këtë simptomë vuajnë zakonisht nga kanceri.

Probleme me stomakun – Nivelet e larta të kalciumit në gjak mund të shkaktojnë dhimbje të barkut, të përziera dhe probleme me tretjen (kapsllëk). Një tjetër substancë si hormon që prodhohet nga tumoret shkakton gjithashtu probleme me veshkat, dhimbje dhe të përziera.

Probleme me shëndetin mendor – Kjo ndodh si pasojë e ndikimit të kancerit tek sistemi imunitar ose hormonet, ose sepse mund të përhapet edhe në tru.

Dhimbje shpine ose të shpatullave – Tumori pulmonar është një lloj i kancerit të mushkërisë që zhvillohet në pjesën e sipërme të mushkërisë dhe përhapet në brinjë, vertebra në shpinë, nerva dhe enët e gjakut.

Lodhje – Anemia është një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të mushkërisë. Anemia mund t’ju shkaktojë lodhje duke qenë se indet e trupit nuk marrin mjaftueshëm oksigjen.

Probleme me sytë – Kanceri mund të prekë gjithashtu edhe nervat në sy dhe pjesë të tjera të fytyrës. Kjo quhet ndryshe sindroma Horner. Shenjat në këtë rast janë zvogëlimi i bebëzës së njërit sy dhe rënia e kapakut të sipërm të syrit.

Humbje e kontrollit – Kanceri i mushkërisë me qeliza të vogla bën që sistemi imunitar të sulmojë sistemin nervor, ku nga ana tjetër mund të ndikojë në mënyrën si funksionojnë muskujt. Mund ta keni të vështirë që të qëndroni në këmbë ose mund të keni marrje mendsh.

Shtim në peshë – Disa njerëz me kancer të mushkërisë me qeliza të vogla preken edhe nga sindroma Cushing. Kanceri bën që trupi të prodhojë një hormon të quajtur ACTH, i cili rrit nivelet e kortizolit. Kjo çon në grumbullim të lëngjeve dhe shtim në peshë.

Ënjtje të gjinjve tek meshkujt – Ndodh rrallë që kanceri i gjirit të jetë shkaku i gjinekomastisë, por është e mundur. Kanceri i mushkërisë me qeliza të mëdha mund të shkaktojë çrregullim hormonal dhe ënjtje në indet e gjinjve të mashkullit.

Dhimbje koke – Tumori mund të shtypë vena kavën superiore, e ngushton atë, duke vështirësuar rrjedhjen e gjakut. Gjaku i rikthyer mund t’ju shkaktojë dhimbje therëse në kokë.

Probleme me zemrën – Si hiperkalcemia ashtu edhe anemia mund të shkaktojnë simptoma si rrahje të shpejta të zemrës ose aritmi.

Mpiksje të gjakut: Tromboza e venave të thella ose embolia pulmonare – Pacientët me kancer rrezikohen që të kenë mpiksje gjaku në këmbë ose krahë (quajtur ndryshe tromboza e venave të thella) dhe mushkëri (embolizmi pulmonar). Nuk dihet saktësisht arsyeja. Kanceri mund të shkaktojnë inflamacion që nxit procesin e mpiksjes ose substancat kimike nga tumori në vetvete mund të shkaktojë mpiksje./tesheshi.com/

Related posts