Klubit anglez Everton, ka konfirmuar transferimin e futbollistit shqiptar Shani Tarashaj, i cili vjen nga skuadra zviceriane Grasshoppers. Për katër sezonet e rradhës, Tarashaj do të vesh fanelën e skuadrës nga Goodison Park.
Operacioni u mbyll me sukses për shumën e tre milionë eurove, ndërkohë që futbollisti edhe për gjysmë sezoni do jetë pjesë e skuadrës zviceriane.
I kënaqur me këtë transferim mbeti edhe trajneri Roberto Martinez, i cili tha:
“Krejt çka dëshiron ai është të luajë futboll, të kënaqet me të, dhe ta bëjë familjen e tij krenare”.
/tesheshi.com/