Ndërsa ende nuk ka një datë se kur mund të nis punën Gjykata Speciale, kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun mendon se akuzat e para do të ngriten pasi të formohet lista e avokatëve mbrojtës dhe viktimave të Këshillit të Specializuar në Prishtinë q sipas tij do të përfundojë për dy deri tre muajt e ardhshëm.
Ai beson se padia e parë do të jetë më e rëndësishmja për punën e Speiales dhe sipas tij “kjo do të jetë një padi e madhe kundër ‘Grupit të Drenicës’ të kryesuar nga Hashim Thaçi”.
Një ditë më parë, Gjykata Speciale ka ftuar avokatët të paraqiten për të hyrë në listën e mbrojtësve të të akuzuarve dhe viktimave, raporton Tanjug.
Sipas njoftimit nga kjo gjykatë, direktiva për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve.
Aty thuhet se vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash. /tesheshi.com/