Zyrtarët amerikanë thanë se trupi i kreut të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi u varros në det, pa u dhënë detaje të reja për përfundimin e tij.
Kurdët sirianë pretendojnë se ishin burim kryesor i inteligjencës që i çoi amerikanët deri tek Baghdadi, ndërsa Trump ka thënë se direktivat nga radarët ajror janë dhënë nga Turqia dhe Rusia.
Eliminimi i tij erdhi pas disa viteve të gjurmimit të udhëheqësit brutal që për pesë vite ushtruan terror në pjesën më të madhe të Irakut dhe Sirisë.
Detaje të reja nuk u bënë me dije, por hedhja e trupit të pajetë në det është praktikë e njohur për agresorë të cilët edhe pas vdekjes ka rrezik që varri i tyre të jetë pikë tubimi për mbështetësit. /tesheshi.com/