Prokurorët suedezë kanë marrur vendim të rihapin hetimin lidhur me një nga akuzat ndaj bashkë-themeluesit të Wikileaks Julian Assange. Hetimi është rihapur me kërkesën e avokatit të palës që pretendon të jetë keqtrajtuar seksualisht nga Assange.
Assange, i cili mohon akuzat, ka shmangur ekstradimin në Suedi tash e shtatë vjet. Si rrjedhojë, ai kërkoi strehim në ambasadën ekuadoriane në Londër, në vitin 2012 dhe u dëbua nga aty muajin e kaluar.
47-vjeçari u dënua fillimisht me 50 javë burg për shkeljen e azilit të kushtëzuar, por nëse SHBA arrin t’a ekstradojë atë nga Mbretëria e Bashkuar, ai pritet të përballet me një dënim shumë më të madh. Assange dyshohet se ka bërë publike materiale të klasifikuara ushtarake dhe diplomatike. /tesheshi.com/