Mensur Krasniqi
Të kota ishin pretendimet e partive opozitare në Maqedoni që të ndryshojnë datën e zgjedhjeve. Para pak çastesh kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski shpalli 5 qershorin si datë zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Maqedoni.
“Në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, në pajtim e vendimin për shpërbërjen e parlamentit, sot e nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme për deputet në Parlamentin e Maqedonisë që do të mbahen më 5 qershor të vitit 2016”, është shprehur kryetari i KuvenditTrajko Veljanovski.
Ndryshe, deri tani këto zgjedhje ka paralajmëruar se do ti bojkoton partia maqedonase në opozitë, LSDM e drejtuar nga Zoran Zaev si dhe të gjitha partitë e sapoformuara opozitare në bllokun shqiptar si Lëvizja Besa, Lëvizja për Reforma në PDSH, Rilindja Demokratike Kombëtare dhe UNITETI.
E vetmja është PDSH-ja e Thaçit ajo që ende nuk ka marr qëndrim konkret, por taktizon deri në momentin e fundit , kur edhe do t’ia zgjatë dorën kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit. /tesheshi.com/