Kuvendi i Kosovës dhe do shpërbëhet, dhe kjo është marrë me vendimin e shumicës së grupeve parlamentare. Konfirmimin e shpërndarjes së tij e ka bërë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Abdullah Hoti, i cili tha se partia e tij pajtohet njëzëri që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Data e shpërbërjes është caktuar 22 gushti, ku ligjërisht pas shpërndarjes së Kuvendit shkohet drejt zgjedhjeve. Atmosferë zgjedhjesh ka në mbarë vendin, pasi partitë kanë mobilizuar shtabet duke nisur jozyrtarisht fushatën.
Edhe KQZ-ja ka konfirmuar javën e kaluar se është e përgatitur për të organizuar dhe monitoruar zgjedhjet, të cilat po vijnë si pasoj e paqëndrueshmërie politike të shkaktuara nga dorëheqja e kryeministrit Haradinaj. /tesheshi.com/