Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se partia e tij AAK ka arrit të krijoj koalicion parazgjedhor me social-demokratët, PSD-në.
Pas takimit të gjatë e me dyer të mbyllura, Haradinaj tha: “Ka dominuar tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votuar me shumicë votash dhe me dy abstenime koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha ai.
Pas kësaj mbledhje, anëtarët e PSD-së së Shpend Ahmetit nuk janë deklaruar, por mediat flasin se tashmë është vendosur që përfundimisht të shkohet në koalicion me AAK-në.
Mësohet gjithashtu se është vendosur që koalicioni të jetë parazgjedhor, pra AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore. Deri tani, PSD-ja ka qenë një zë mjaft aktiv i opozitës, duke mos kursyer kritikat, dhe duke kërkuar vazhdimisht rrëzimin e qeverisë. /tesheshi.com/