Tani më edhe zyrtarisht deputetët dalë-ngadalë duhet të bëhen gati që të rikthehen në ulëset e kuvendit të Maqedonisë. Gjykata kushtetuese e përbërë nga nëntë gjykatës, njëzëri votuan për anulimin e vendimit për shpërbërje të kuvendit, vendim i cili ishte sjellë më 7 prill nga shumica e deputetëve të përbërë nga koalicioni VMRO-BDI.
Gjykata kushtetuese ka vlerësuar se shpërbërja e kuvendit është veprim në kundërshtim me kushtetutën, andaj edhe është anuluar.
Vendimi i sotëm hyn në fuqi me publikimin në fletoren zyrtare. /tesheshi.com/