Zv/kryeministri dhe njëherësh zëdhënësi i qeverisë turke, tha gjatë një emisioni në kanalin Al-Arabiya se lufta e vërtetë në Siri ka filluar me ndërhyrjen e Rusisë.
Numan Kurtulmus deklaroi se me ndërhyrjen e Rusisë në shtator në Siri, filloi një luftë direkte dhe e vërtetë ndërmjet fuqive ndërkombëtare.
Sipas tij, janë disa shtete tashmë të cilat kanë nisur të mbështesin grupet e armatosura dhe terroriste në Siri.
Numan Kurtulmus konkludoi duke thënë se “nëse këtë krizë nuk arrijmë dot që ta zgjidhim me rrugë paqësore, atëherë zjarri i luftës në Siri do t’i djegë të gjithë.” /tesheshi.com/