Zvicra ka zgjedhur t’i bashkohet Kosta Rikës për t’u bërë ndër vendet e para në botë plotësisht “e gjelbër”. Këtë e deklaroi kryemnistri zvicerian përballë Asamblesë së Përgjithshme të ONU-s.
Qeveria ka filluar prej kohësh me këtë projekt dhe deri më tani bilancit i janë bashkangjitur 4,5 miliardë korone (484 milion euro) shpenzime për infrastrukturë të gjelbër, panele diellore si dhe rrjete energjitike ”smart”.
Rreth 50 milionë të tjera do t’i shtohen buxhetit për kërkime për mënyra të alternative për ruajtjen e energjisë si dhe për investime të tjera.
Ndërsa jashtë kufijve zvicerane, gati 500 milionë korone në vit do të shpenzohen në investime në vendet në zvhillim për infrastrukturë të gjelbër, për t’i dhënë kështu botës një mesazh të rëndësishëm për ruajtjen e ambientit. /tesheshi.com/