Policia zvicerane njoftoi se pesë tifozë të PAOK-ut nga Selaniku u plagosën në një sulm nga huliganëv lokale në një hotel në Basel.
Incidenti ndodhi të mërkurën, një orë para se ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve në mes të Basel-it dhe PAOK-ut, e cila u luajt në St. Jakob Park.
Sipas policisë lokale, kanë qenë një grup prej rreth njëzet vetash, disa prej të cilëve me flamurin e FC Basel, që përdorur objekte të ndryshme ndaj pesëdhjetë tifozëve grekë që ishin në holl ose jashtë hotelit. Katër meshkuj dhe një vajzë 15-vjeçare u plagosën.
Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes, dhe policia i bëri thirrje publikut për ndihmë, për t’i identifikuar ata me ndonjë imazh ose video pamjet e incidentit.
Deri më tani nuk njihej që tifozët zviceranë të sillen dhunshëm. /tesheshi.com/