Zv.presidenti amerikan Mike Pence ka nisur një tur në Lindjen e Mesme duke vizituar të parin vend-Egjiptin.
Pas Kajros, Pence do të shkojë në Izrael dhe Jordani.
Udhëtimi ishte parashikuar të kryhej në dhjetor por u shty pasi presidenti Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, vendim që zemëroi jo vetëm palestinezët por të gjithë botën arabe.
Mbrëmë Pence u takua me presidentin egjiptian, Abdel Fattah Al Sisi. /tesheshi.com/