Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale mbi zv.ministrat që u prezantuan sot në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.
Sipas Manjanit, detyrën e vetme ligjore e zv.ministrave të qeverisë “Rama 2”, është të zëvendësojnë ministrin, kur ky i fundit është në pamundësi për të kryer detyrën.
Sipas tij, zv.ministrat e Ramës janë një ushtri zyrtarësh të mirëpaguar, por pa asnjë mision e as kompetencë ligjore.
“Qeveri e vogël, por zëvendës-qeveri e madhe. Meqë kishte ankesa për qeverinë e vogël, ja ku u gjet dhe zgjidhja: Krijohet zëvëndës-qeveria e madhe! Një ushtri zyrtarësh të mirëpaguar, por pa asnjë mision e as kompetencë ligjore. Detyra e vetme ligjore e zv.ministrit është: Të zëvendësojë Ministrin kur ky i fundit është në pamundësi për të kryer detyrën!
Çdo detyrë tjetër që mund ti jepet, nuk e bën Zëvendës Ministrin as mbi ministër e as Ministër më vete! Kushtetuta njeh vetëm Ministrin, Këshillin e Ministrave ( jo Këshillin e Zëvendës Ministrave) dhe Kryeministrin (jo Kryezëvendësmimistrin).
Ndaj çdo ministër mjafton të ketë nje zëvendës! Më shumë është më kot! Pra edhe Rilindja nuk pati këllqe ta çojë deri në fund reformën qeverisëse! Edhe ajo si qeverisjet e mëparshme, e konsiderojnë reformën: goditje të kundërshtarit politik! Ta gëzojmë edhe zëvendës qeverinë!”, shkruan Manjani. /tesheshi.com/