Zv.kryeministrja Senida Mesi tha gjatë fjalës së mbajtur në seancë se salla e Parlamentit nuk duhet të karakterizohet nga shfaqje të rëndomta.
“Kemi i nevojë për shembull në Rajon. Ndaj le të fillojmë punën. Çfarë shembulli duhet t’i japim fëmijëve tanë? Askush nuk ia ka për borxh askujt në këtë sallë vijimin e shfaqjeve të rëndomta. Ne duhet të përplasemi për vizione, dhe mos t’i lodhim shqiptarët që të përplasemi për interesa”, tha Mesi.
Në vijim, zv.kryeministrja tha se zotimi ynë madhor, është që të çojmë para reformat.
“Eliminimi apo reduktimi i lejeve, liçencave, dokumenteve do të mundësojnë lehtësim të madh për qytetarët. Do uli ndjeshëm nivelin e korrupsionit dhe do rrisë transparencën. Administrata është një aset i vyer, vlerat e të cilit do të rritet në sytë e publikut”, tha ajo. /tesheshi.com/