Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia do të blejnë 16 obusa sllovakë Zuzana-2 në emër të Ukrainës, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes, me dërgesat e sistemeve që pritet të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.
Këto armë vetëlëvizëse të blinduara, të cilat mund të gjuajnë gjashtë fishekë në minutë dhe kanë një rreze veprimi prej 40 kilometrash, do të prodhohen në Sllovaki dhe do të kushtojnë 92 milionë euro, tha ministria gjermane.
Siç dihet tashmë, Ukraina po ka avantazh ndaj Rusisë për llojin e arnëve që ka në dorë, shumë më të avancuara se armatimi rus. Ndërkohë, Moska është detyruar që të marrë dronë nga Irani, një gjë që s’mund të ndodhë me SHBA që të importojë armatim nga një vend tjetër. /tesheshi.com/