Ish-nr.2 i PD-së, Jozefina Topalli, ka paralajmëruar krjimin e një force të re politike, e për këtë, nga kreu actual Basha është cilësuar, ndonëse pa emër, si ndihmëtare e qeverisë.
Ndonëse tha fillimisht se “nuk dua të paragjykoj asnjë në opozitë me Edi Ramën”, Basha më pas deklaroi se “çdokush që do të bëjë të kundërtën, sado që mundohet ta fshehë, nuk do ja arrijë dot”.
Sipas tij, znj.Topalli mund të kthehet në PD.
“Ftesa ime mbetet për këdo, nuk dua të flasë me emra. Nuk është çështje individësh. Sidomos për ata brenda PD-së. Kjo është një çështje për të larguar Edi Ramën”, tha Basha.
Siç dihet, Basha nuk e përfshiu znj.Topalli në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2017. Ç’prej atëherë, ish-figura e lartë e PD-së është shndërruar në një kritike të fortë të Bashës.
Por pos kësaj, raportet mes të dyve kanë qenë në çdo kohë të ftohta. /tesheshi.com/