Ylli i futbollit Zlatan Ibrahimoviç ka falenderuar ekipin amerikan LA Galaxy që e bëri atë të ndjehet “gjallë sërsish”, duke u thënë kështu lamtumirë. Por para se të përshëndetej, ai u tha tifozëve të klubit që të kthehen dhe të shikojnë bejsboll, meqë për të, futbolli në SHBA ka përfunduar.
Sulmuesi boshnjako-suedez i dha fund magjisë dy-vjeçare në klub, pasi kontrata e tij skadon në dhjetor. Ibrahimoviç shënoi 52 gola në 56 ndeshje për LA Galaxy pasi la Manchester United në mars 2018.
Në një postim në Twitter, Ibrahimoviç shkroi fjalën e famshme latine: “Erdha, pashë, pushtova. Faleminderit LA Galaxy . Ku që e keni dashur Zlatanin, ju dhashë Zlatan. S’ka përse. Historia vazhdon… tani kthehuni për të parë bejsboll.” /tesheshi.com/