Shfaqja e disa vatrave zjarri në territorin shqiptar, ku veçon Lezha dhe Gjirokastra, ka çuar në reagimin e Presidentit Meta.
Nga selia e kreut të shtetit përcillet mesazhi se ai, presidenti, po e ndjek meshqetësim situatën e zjarreve.
“Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre”, thuhet në njoftin.
Më tej, aty theksohet se kreu i shtetit lufta me zjarret është në funksion të ruajtjes së natyrës por dhe jetëve njerëzore.
“Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/