Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zjarret, 8 vatra në 24 orët e fundit

by te Sheshi
19/08/2017
in Kronikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Zjarri në Vlorë rrezikon një repart ushtarak, Kodheli: janë të qëllimshme për të dëmtuar imazhin

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në operacione për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 90 punonjës zjarrfikës, 12 automjete zjarrfikëse, 100 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra punonjës të Pyjores, të bashkive dhe qytetarë vullnetarë, punonjës të policisë etj, të mbështetur nga helikopterë.

Situata më problematike ka qenë në Theth, ku për shkak të terrenit ka qenë e pamundur ndërhyrja nga toka. Për shuarjen e zjarreve në këtë zonë janë përdorur helikopterët.

Qarku Korçë

Kanë vazhduar të jenë aktive vatrat e zjarrit të rëna një ditë më parë në vendi i quajtuar “Përroi i Qershisë” ndërmjet kufirit ndarës të Njësisë administrative Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë. Zjarri ka përfshirë një territor me pisha të larta dhe tepër i thyer me vështirësi për tu futur mjetet dhe forcat zjarrfikëse. Forca të shërbimit vendor të MZSH Korçë, punonjës të bashkisë, punonjës të pyjores, forca ushtarake dhe banorë të zonës, kanë punuar deri në orët e vona të natës duke mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit të fshehura. Ditën e sotme po vazhdojnë operacionet për fikjen plotësisht të vatrave të zjarrit. Në fshatin Gërmenj të bashkisë Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi i MZSH Ersekë, punonjës të bashkisë dhe banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe po vazhdojnë operacionin për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

Qarku Shkodër

Në fshatin Theth të bashkisë Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi i MZSH Shkodër dhe forcat pyjore e kanë pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor dhe sipërfaqes së madhe që po merrte zjarri. Sot në mëngjes helikopteri është nisur për në Theth dhe po vazhdon punën për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Qarku Lezhë

Zjarri i rënë pranë pyllit me pisha në vendin e quajtur “Grykë Orosh” në fshatin Orosh, Njësia Administrative Orosh, bashkia Mirditë, vazhdoi edhe ditën e djeshme. Shërbimi vendor i MZSH Mirditë ka punuar në vendngjarje me automjet zjarrfikës dhe forca shoqëruese, me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të bashkisë Mirditë për të izoluar zjarrin kanë shkuar edhe 20 forcave ushtarake. Zjarri është mbajtur nën kontroll dhe nuk ka prekur pyllin me pisha dhe banesat. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ferra e shkurre dhe vetëm 3 pisha të veçuara.

Qarku Fier

Ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të Njësisë Administrative Levan. Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar dhe nga era. Në vendngjarje kanë shkuar forca të MZSH Fier dhe MZSH Patos, 30 forca ushtarake dhe punonjës të bashkisë Fier. Pas një pune disa orëshe zjarri është shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe disa rrënjë ulliri. Në lagjen ‘Ofiçinë’ të bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra duke rrezikuar dhe disa depozita karburanti të cilat ndodheshin shumë afër vatrës së zjarrit. Shërbimi i MZSH Patos ka shkuar në vendngjarje dhe për një kohë të shkurtër ka mundur të shuajë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre si dhe u shpëtuan nga flakët depozitat me karburant të cilat mund të ishin një rrezik për jetën e banorëve.

Qarku Dibër

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në Liqenin e Zi të bashkisë Bulqizë. Shërbimi i MZSH Bulqizë, forca të pyjores dhe banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje por për shkak të terrenit të thyer malor nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin. Vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive dhe ditën e sotme.

Qarku Vlorë

Ka rënë zjarr midis fshatrave Gumenicë dhe Lapardha. Shërbimi i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje me vonesë për shkak të largësisë. Në vendngjarje kanë shkuar dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 magazina me rreth 500 balla joxhe dhe rreth 500 rrënjë ulliri. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Vodhën kasafortën e hotelit, burg pa afat për dy të arrestuarit

Vodhën kasafortën e hotelit, burg pa afat për dy të arrestuarit

Ja në ç’vende është regjistruar interneti më i shpejtë dhe më i ngadaltë në botë

Ja në ç’vende është regjistruar interneti më i shpejtë dhe më i ngadaltë në botë

Flejnë mbi naftë dhe janë të uritur: a po përgatitet një skenar i ngjashëm për Venezuelën si ai në Siri dhe Libi?

Flejnë mbi naftë dhe janë të uritur: a po përgatitet një skenar i ngjashëm për Venezuelën si ai në Siri dhe Libi?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni