Katedralja në qendër të Korçës është përfshirë nga flakët, fill pasi prej saj ka dalë presidenti Meta, prezent në meshën e ujit të bekuar.
Nga informacionet e para bëhet fjalë për një zjarr të shkaktuar nga qirinjtë e ndezur, në një prej ambienteve të brendshme të katedrales.
Kanë qenë forcat zjarrëfikëse ato që kanë ndërhyrë me shpejtësi për të shuar vatrat e zjarrit dhe shpëtuar jetët e besimtarëve në rrezik. Më parë se të shpërthejnë flakët, Meta morri bekimin nga mitropoliti Johan Pelushi. /tesheshi.com/