Përfshihet nga flakët dhe digjet autobusi i një linje që sillte emigrantë nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas. Bëhet fjalë për linjën Volos-Tiranë.
Mjeti është përfshirë nga zjarri në Sarandaporu, që ndodhet në aksin Kozanë-Larisa.
Të 15 personat që ndodheshin në bord kanë mundur të dalin pa marrë asnjë lëndim.
Deri tani, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e dinamove të automjetit, por do të jetë ekspertiza e repartit të zjarrfikësve që do të hedhë dritë mbi motivet reale.
Për shuarjen e flakëve kanë punuar 4 makina zjarrfikëse.
Nga zjarri janë dëmtuar bagazhet e udhëtarëve, por kompania ka deklaruar se do t’i dëmshpërblejë sipas ligjeve në fuqi. Ata janë dërguar në destinacionin e parashikuar me autobusë të firmave të tjera që po kalonin në zonë.
/tesheshi.com/