Ekziston një fakt misterioz i fshehur në Clarendon Laboratory në Universitetin e Oxfordit. Bëhet fjalë për një orë e cila ka punuar për gati 175 vjet dhe njihet me emrin Zilja Elektrike e Oxfordit.
Askush nuk e di se si ka arritur të punojë për kaq vite. E vetmja gjë që dihet është se i është vënë bateria në vitin 1840, por shkencëtarët kanë frikë ta hapin orën për të parë se çfarë ndodh sepse mund të ndërpritet ritmi i saj.
Bateria e regjistruar në Rekordet Guinness si më jetëgjata në botë, njihet ndryshe si bateri e thatë ndër të parat nga lloji i baterive elektrike. Ajo përbëhet nga argjenti, zinku, sulfuri dhe material të tjera. /tesheshi.com/