Pas qëndrimit një javor në spital si pasojë e plagëve të marra nga sulmet e dhunshme në Kuvend, kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela doli nga spitali për t’u kuruar në kushte shtëpiake.
Në Strugë, qytetin e tij, ai u prit nga një numër i madh bashkëqytetarësh të cilëve iu drejtua me fjalët: “Këto ishin gjëra të papritshme, por një gjë ta dini: vazhdojmë përpara”
Zijadin Sela ishte një ndër viktimat e natës së 27 prillit në Kuvendin maqedonas, aty ku shpërtheu një dhunë e pashembullt prej turmës së përkrahësve të VMRO-së që u dyndën brenda ambienteve, sapo Talat Xhaferi u zgjodh kreu i ri i Kuvendit. Bashkë me Selën u godit dhe Zoran Zaev, por rasti i politikanit shqiptar ishte më i rëndi pasi gati u la për i vdekur. /tesheshi.com/