Vllaznia e madhe e futbollit shqiptar, klubi-djep i këtij sporti në Shqipëri, ka rënë dhe ajo më në fund nga kategoria, duke pasuar kështu bigët e tjetër para saj: Partizanin, Dinamon e Tiranën.
Edhe pse i ka shënuar 5 gola Skënderbeut, qartazi duke ia lënë portën hapur në një akt zemërgjerësie, fitorja e Kamzës me Partizanin nuk ka mundur ta shpëtojë ekipin shkodran nga ikja prej Superiores.
Kështu, futbolli shqiptar shënon rastin më unik ku ekipet e elitës bien njëra pas tjetrës nga kategoria. Përjashtim bën Flamurtari i Vlorës, që edhe pse me shkëlqim të zbehur, nuk ka rrezikuar kurrë rënien. /tesheshi.com/