Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zhvillimet në Britani: diplomatë të lartë europianë përcaktojnë “Brexit radikal” si skenarin më të afërt

by te Sheshi
30/09/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Zhvillimet në Britani: diplomatë të lartë europianë përcaktojnë “Brexit radikal” si skenarin më të afërt

Diplomatëve europianë po iu shtohet bindja se Britania e Madhe do të dëmtojë rëndë lidhjet ekonomike me kontinentin kur të largohet nga Bashkimi Europian, ndërsa shpresa për një marrëdhënie speciale sa vjen e venitet.

Ndërkohë që shefi negociator i Brexit në palën e Bashkimit Europian, Michel Barnier, përgatitet të nisë punën këtë të shtunë, humori mbizotërues mes diplomatëve të lartë është se Britania e Madhe ka marrë rrugën e “Brexit radikal”, që do të thotë heqja dorë nga anëtarësia në tregun e përbashkët europian, sikundër edhe nga bashkimi doganor që lejon qarkullim të lirë të mallrave.

Sipas këtij skenari të prerjes së të gjitha lidhjeve, bankat me seli në Londër do të humbasin pasaportat që u lejojnë atyre të operojnë në të gjithë kontinentin, ndërsa tregtia e Britanisë do të qeveriset nga një marrëveshje e re e cila ende nuk është e përcaktuar.

Barnier, një politikan veteran i qendrës së djathtë franceze, pritet të mbajë një profil të ulët në nisje të rolit të tij shumë të rëndësishëm, pa deklarata publike gjatë fundjavës që gjithashtu shënon edhe 100 ditë nga referendumi i 23 qershorit.

Komisioneri tashmë ka hyrë në zyrën e tij në selinë qendrore të Komisionit Europian në Bruksel, vetëm pak dyer më poshtë zyrës së presidentit, Jean-Claude Juncker. Barnier planifikon të vizitojë kryeqytetet europiane për të marrë opinione mbi Brexit, ndërsa ekipi i tij do të draftojë pozicionet mbi tregtinë, politikën e jashtme dhe buxhetin – çështje që priten më së shumti të debatohen egërsisht.

Ndërkohë, zyrtarët britanikë kanë paralajmëruar homologët e tyre se BE rrezikon një ndarje të rrëmujshme me Britaninë nëse nuk nisin bisedime informale përpara negociatave zyrtare. Por paralajmërimet britanike kanë marrë një refuzim të fortë, pasi 27 diplomatë të BE-së thanë se do të ndiqet linja e “asnjë negociatë pa paralajmërim”.

Termat “radikale” dhe “e butë” për Brexit nuk kanë ndonjë kuptim formal, por ato kanë mbushur vakuumin që rezultoi pasi liderët e BE-së po presin që Britania të shprehet për marrëdhënien e ardhshme që dëshiron të ketë me bllokun.

Një diplomat i lartë europian, duke folur për median e Londrës, tha se një Brexit radikal ishte i pashmangshëm për shkak se “kishte lidhje direkte me referendumin”.

I njëjti burim tha se vota Brexit tregoi se Britania e Madhe dëshiron të reduktojë emigracionin nga BE, të ndalojë së paguari për buxhetin e BE-së dhe të nënshkruajë marrëveshje me vendet sesa me bllokun, e për këtë të braktisë edhe bashkimin doganor të Bashkimit Europian. “Nëse nuk dëshiron të paguash për buxhetin e BE-së dhe të nënshkruash marrëveshje të tregtisë së lirë me vende të treta, atëherë je tërësisht jashtë bllokut”, tha ai.

Një shmangie e Brexit do të thoshte se “mund të heqësh dorë nga disa pika qendrore të referendumit dhe kjo nuk ka asnjë shans të ndodhë”, tha i njëjti burim.

Pritshmëri të njëjta u dukën se dolën në pah edhe kur sekretari i Tregtisë, Liam Fox, la të kuptohej mjaft qartë se ai ishte në favor të një ndarjeje të pastër me BE-në. Në një fjalim, ai sugjeroi se prirej drejt operimit sipas kushteve të Organizatës Botërore të Tregtisë, sesa të qënit pjesë e tregut të përbashkët europian. Brexit i ka dhënë Britanisë, sipas tij, një “shans të artë” për të farkëtuar një rol të ri në botë.

Kryeministrja Theresa May, deri më tani ka refuzuar të mbështesë apelin e Fox për t’u larguar nga bashkimi doganor, duke mbjellë kështu konfuzion në Europë për atë që dëshiron vërtet të bëjë Britania.

Një tjetër diplomat i lartë europian tha për “The Guardian” se temperatura aktuale tregon për një Brexit radikal, edhe pse gjërat mund të ndryshojnë gjatë një periudhë dyvjeçare deri sa të nisin negociatat formale. “Aktualisht, problemi i madh i procesit është se klasa politike britanike nuk ka asnjë ide se çfarë do”.

“Jam i befasuar të shoh që politikanë të mandatuar nuk e kuptojnë plotësisht kuptimin e asaj që ata thonë”, pohoi burimi. “Nuk ka shumë për të negociuar për shkak se ju nuk dini se çfarë doni”.

Politikanët europianë kanë qenë mosbesues ndaj disa deklaratave të ministrave britanikë për Brexit, për shembull pretendimet e përsëritura të sekretarit të Jashtëm, Boris Johnson se Britania mund të jetë pjesë e tregut të përbashkët pa lëvizjen e lirë.

Downing Street hodhi poshtë interpretimin e BE-së se kryeministrja May do të aktivizonte nenin 50 në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm. Por ka konsensus në rritje mes anëtarëve të mbetur të BE-së që Brexit duhet të hyjë në fuqi deri në verën e vitit 2019, në prag të zgjedhjeve parlamentare europiane në maj apo qershor të atij viti. Kjo do të kërkonte që May të aktivizojë nenin 50 më së fundmi, në pranverën e vitit 2017.

Në mungesë të nenit 50, të dyja palët ndodhen në një luftë hipokrite, në një ngërç që po shtohet për atë se kur do të nisin bisedimet.

“Ka shumë për të humbur nga të dyja palët”, thotë André Sapir, ish-këshilltar ekonomik pranë presidentit të Komisionit Europian.

Ekonomisti belg ka shkruar një dokument së bashku me katër ligjvënës me ndikim europianë ku kërkon “partnership kontinental’ që do të lejonte Britaninë të mbetej pjesë e tregut të njësuar pa pasur detyrimin për të pranuar lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve. Çmimi për këtë pozicion do të ishin kontributet për buxhetin e BE-së dhe ndjekja e rregullave europiane.

Artikulli shkaktoi shtangie në Paris, Berlin dhe Bruksel. Një burim i lartë e përshkroi atë “qasje tërësisht selektive”. Euroskeptikët britanikë gjithashtu kundërshtuan pikat e kontributeve për buxhetin e BE-së dhe pranimin e prioritetit të gjykatës europiane të Drejtësisë.

Reagimi i polarizuar nënvizon kompleksitetin e paanë të farkëtimit të lidhjeve të ngushta me BE-në, ndërsa Britania mbetet jashtë. Edhe vetë artikullshkruesi pranon vështirësinë.

“Ende e shoh se “Brexit radikal” është skenari me më shumë gjasa për të ndodhur”, tha ai, “Të dyja palët kanë letra në duart e tyre që që mund të dëmtojnë njëra-tjetrën”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Kohëra të arta: kur kompania Apple kishte para në bankë më shumë se qeveria amerikane

Kohëra të arta: kur kompania Apple kishte para në bankë më shumë se qeveria amerikane

Lopetegui nis revolucionin te Spanja, mbeten jashtë listës emra të njohur

Lopetegui nis revolucionin te Spanja, mbeten jashtë listës emra të njohur

Si është rritur numri i popullsisë botërore gjatë një mijë vjetëve?

Si është rritur numri i popullsisë botërore gjatë një mijë vjetëve?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025
Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

04/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni