Forcat ajrore indiane kanë bërë me dije se një avion ushtarak indian me mbi 20 persona në bord është zhdukur mbi Gjirin e Bengalit.
Avioni transportues Antonov-32 u ngrit në qiell në orën 08:30 (sipas orës lokale) nga Chenai në Indinë Jugore dhe udhëtonte drejt Port Blair. Avioni duhej të mbërrinte në orën 11:30.
Forcat Ajrore indiane kanë konfirmuar se ka nisur një operacion kërkimi. Duke cituar një zëdhënës, “Reuters” njofton se janë ngritur avionë dhe disa anije tashmë po kërkojnë për avionin e zhdukur. /tesheshi.com/