Një deklaratë e fundit e kancelares gjermane Angela Merkel, siç raportohet nga Politiko, është një tjetër konfirmim i angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, një ide jopopullore midis disa anëtarëve të BE-së dhe shumë votuesve në Evropën Perëndimore.
Merkel foli në Hungari për të shënuar 30-vjetorin e të ashtuquajturit “Piknik Pan-Evropian” – një ngjarje simbolike që çoi në eksodin masiv të banorëve të Gjermanisë Lindore në Perëndim, rënien përfundimtare të Perdes së Hekurt dhe afrimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore.
Aty, në ceremoni, Merkel theksoi se uniteti evropian nuk do të përfundojë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Nëse i shikoni gjërat gjeo-strategjikisht dhe gjithashtu shikoni hartën, do të shihni se Evropa do të bashkohet vërtet me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u tha Merkel gazetarëve në qytetin hungarez Sopron. /tesheshi.com/