Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ZGJEDHJET/ Një gjykim gjerman: Cila mendësi dekriminalizimi i duhet Shqipërisë?

by te Sheshi
15/09/2020
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
ZGJEDHJET/ Një gjykim gjerman: Cila mendësi dekriminalizimi i duhet Shqipërisë?

Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare 2021. Drejtuesi i zyrës së Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” në Tiranë, Tobias Rűttershoff për DW mbi vettingun paraprak nga partitë për kandidatët e tyre.

Z.Rűttershoff, çfarë mendoni për vettingun paraprak të personave që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë dhe përgjegjësinë e kryetarëve të forcave politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet  parlamentare 2021 më 25 Prill? Mospërfshirja në këto lista e personave me rekorde kriminale në të shkuarën ka rinxjerrë në dritë emergjencën e dekriminalizimit të politikës në Shqipëri, të kërkuar kohët e fundit nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ku flitet qartë për përgjegjësinë e kryetarëve të forcave politike në garë.

Mendoj që kemi nevojë të mbështetemi në një sërë masash kur është fjala për mënyra efektive të dekriminalizimit të politikës në Shqipëri. Këto përfshijnë ligjin e ri zgjedhor, presionin e shtuar nga zbatimi i ligjit dhe ndjekja penale – duke përfshirë edhe Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, (SPAK) të sapoformuar, Byronë Kombëtare të Hetimit – si dhe një veting të kandidatëve politikë. Individualisht, këto masa mund të mos jenë të mjaftueshme, por të kombinuara, shpresoj që ato të çojnë në një proces ku të zgjidhen kandidatë të kualifikuar dhe të respektuar, pa rekorde kriminale në të shkuarën e tyre. Në fund të fundit, kjo është ajo që pret publiku shqiptar. Prandaj, procedura e vetingut është vetëm një pjesë e një strategjie efektive për dekriminalizimin e politikës në vend.

A mund të jetë efikas një vetting i tillë pararak nëse bëhet nga kryetarët e forcave politike, ose nga struktura apo komisione të ngritura nga partitë politike që do marrin pjesë në garën elektorale të 25 prillit 2021?

Kam parë formularin e Partisë Demokratike, (PD) që kandidatët duhet të plotësojnë. Janë mbi 30 fletë, ky formular duket shumë i gjerë dhe i plotë. Është e rëndësishme të vë në dukje që për plotësimin e këtij formulari, partia merr leje të kërkojë të dhëna të mëtejshme rreth kandidatit për deputet që e ka plotësuar. Për shembull, Komisioni i Përzgjedhjes në PD mund të kërkojë informacion nga policia ose Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, (AIDSH)  Kjo mund të mos jetë e nevojshme në çdo rast, ndërkohë që ky informacion mund të merret nëse ka prova të thella se një kandidat ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.

Për më tepër, unë e shoh këtë vetëdeklarim pothuajse si një affidavit*. Nëse dikush jep informacion të rremë për vehten e saj / e tij atëherë, ky person në të ardhmen nuk do të ketë justifikime. Prandaj, besoj që ndonëse është partia që bën vettingun, ky është një hap i parë drejt një dekriminalizimi më efektiv të politikës. Sigurisht që është më mirë sesa të mos bëhet asgjë.

Dr. Rűttershoff, ju lutem, si veprohet në Gjermani për të siguruar një Bundestag të dekriminalizuar?

Kushdo që dënohet për një vepër penale, me një vendim përfundimtar gjykate, të formës së prerë, humbet automatikisht të drejtën e saj / e tij për të konkurruar në zgjedhje për pesë vjet (plus kohëzgjatjen e dënimit me burg). Kjo vlen kur vepra penale është  një krim i rëndë dhe atëhere, në fakt, dënimi është me burg për të paktën një vit (me ose pa provë). Çdo person që ende ka një pozicion, të cilin ai ose ajo e ka fituar përmes zgjedhjeve publike, e humbet këtë pozicion me efekt të menjëhershëm pas dënimit. Personi i interesuar gjithashtu nuk lejohet më të jetë anëtar i një partie për 5 vite. Për më tepër, shumë parlamente të shtetit gjerman kryejnë kontroll për të shkuarën e stafit dhe punonjësve të tjerë në parlamentet e tyre.

Përveç këtyre dispozitave ligjore, është e rëndësishme të theksohet që kultura demokratike në Gjermani nuk do të pranonte njerëz me të  shkuar kriminale serioze dhe partitë (madje edhe ato më ekstreme) do të ishin pa mend të fusnin në lista kandidatë të tillë. Mendoj që kjo lloj mendësie na duhet në Shqipëri për një periudhë afatmesme dhe afatgjatë. /DW/

*Affidavit- ( Latinisht – dokument zyrtar nën betimin se personi ka  thënë të vërteten)

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Bll Gates me raport: Ja ç’bela na solli pandemia COVID

Bll Gates me raport: Ja ç’bela na solli pandemia COVID

MESAZHET/ Liderët e BE-së, takim me Xi: Mos na merr për budallenj!

MESAZHET/ Liderët e BE-së, takim me Xi: Mos na merr për budallenj!

Fjalët e para të Navalny-it pas zgjimit nga koma: politike apo shëndetësore?

Fjalët e para të Navalny-it pas zgjimit nga koma: politike apo shëndetësore?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni