Misioni i vëzhguesve të ODIHR, i cili do të vëzhgojë zgjedhjet në Maqedoni, do të udhëhiqet nga Odri Glower.
Glower është avokate e të drejtave të njeriut dhe ish-agjente e Britanisë së Madhe para Komisionit Evropian dhe Gjykatës për të Drejtat e Njeriut.
Gjithashtu ajo ka drejtuar edhe Zyrën për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në Varshavë (1994-1997).
Ndërsa më pas ka udhëhequr delegacionin e Britanisë së Madhe në Komisionin për të drejtat e njeriut në OKB prej 1998 deri 2003.
Glower gjithashtu ka drejtuar ekipet e vzhguesve të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ku është sulmuar jo pak herë nga opozita. /tesheshi.com/